Françesko Farioli është zyrtarisht trajner i Portos. Ai u largua nga Ajaksi pas humbi titullin dhe tashmë është gati për aventurën e re në Portugali. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi portugez.

“Françesko Farioli është emëruar trajneri i ri i FC Portos, pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare deri në qershor 2027. I lindur 36 vjet më parë në Barga të Toskanës, ai e filloi karrierën e tij si trajner portierësh në tre klube të ligave të ulëta në Itali – Margine Coperta, Fortis Juventus dhe Luçhese – përpara se të transferohej në Lindjen e Mesme për të punuar në Akademinë Aspire dhe me ekipet e të rinjve të Katarit.

Ai u kthye në Itali në fund të vitit 2017 për t’u bashkuar me stafin e trajnerëve të Roberto De Zerbit te Benevento dhe më pas te Sasuolo. Në verën e vitit 2020, ai u transferua në Turqi, ku debutoi si trajner kryesor te Karagümrük dhe më pas te Alaniaspor.

Në korrik të vitit 2023, ai mori një ofertë nga Nisë dhe rezultatet e mira të arritura në Ligue 1 e sollën në Holandë. Pas një sezoni në stolin e Ajaks, ai u transferua te Invicta City dhe mori përsipër drejtimin teknik të FC Portos”.