Pak orë më parë, Serjan Repaj u largua nga Vllaznia edhe pse kishte një kontratë 2-vjeçare me klubin shkodran. Ndoshta fakti që me përforcimet e bëra, nuk do të kishte shumë hapësira aktivizimi, ka bërë që ai të mendojë për një zgjidhje tjetër dhe në fakt nuk është larguar nga Superliga.
Kjo sepse tashmë Serjan Repaj tashmë është lojtari më i ri i Vorës, duke u bërë dhe përforcimi i parë i kampionëve të Kategorisë së Parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Vora përmes një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Vorës në faqen zyrtare:
Zyrtare! Serjan Repaj është përforcimi i parë i Vorës
Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Serjan Repaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Repaj është aktivizuar me ekipe si Apolonia dhe Vllaznia.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Serjan Repaj dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.