Nga Gjergj KOLA
Eksperienca e tij eshte e madhe. Me vitet qe ka mbi shpine, po konkurron ne te njejtin ekip me sportiste te tjere qe jane sa gjysma e moshes se tij, megjithate ai ia ka dale jo vetem te “bashkejetoje” si duhet me ta, por duke qene kapiteni i ekipit t’i udheheqe drejt sukseseve te vazhdueshme.
E kemi fjalen per Durjon Idrizaj, njeriun e pafjale te atletikes shkodrane. Gjithmone “i padukshem” jashte piste, por sa here qe “e therrasin ne apel” ben detyren, shpallet kampion dhe i jep piket e duhura ekipit qe te shpallet edhe ai kampion.
Edhe ne kampionatin e ketij viti qe u zhvillua kete jave ne Elbasan, Durjoni u shpall kampion ne garen e 400 metrave me pengesa dhe njekohesisht nenkampion ne ate te 110 metrave me pengesa. Njekohesisht ka dhene kontributin e tij edhe ne dy stafetat, 4×100 dhe 4×400 metra qe ekipi i Vllaznise te zinte dy vende te para.
Ne kete menyre, protagonisti i ketij shkrimi ka mbyllur nje kampionat te suksesshem. I pyetur nga gazeta “Shkodra Sport” nese suksesi i ketij viti kishte te njejtat emocione me ato te viteve te kaluara, apo diçka te veçante, ai do te pergjigjej:
“Çdo gare te meson diçka, por kenaqesia eshte e madhe kur kontribuon per ekipin. Gara eshte perfundimi i nje udhetimi te gjate te bukur e te lodhshem me trajneret e shoket e stervitjes dhe kryesorja eshte ruajtja e titullit kampion si per ekipin ashtu edhe ne aspektin personal”.
Per Durjon Idrizajn ky ishte titulli i katert kampion rradhazi dhe i shtati ne total, pa permendur kuptohet titujt e fituar ne stafeta bashke me shoket e tjere te ekipit. Garat e tij te preferuar dhe njekohesisht ato qe i kane dhene suksesin jane garat me pengesa, paçka se duhet permendur fakti qe titullin e pare te tij, atehere kur ka qene 19 vjeç e ka fituar ne trehapesh.
Duke qene me i madhi ne moshe tek ekipi i Vllaznise, e pyesim Durjonin se ku e gjen forcen per te vazhduar kur ndoshta shume te tjere e kane lene sportin dhe ai pergjigjet: “Veshtiresi eshte ne perditshmeri ne stervitje, por kam pas fat si ne pune ashtu edhe ne jete per te arrite me u stervit perdite dhe ia kam dale me sukses”.
Ai eshte kapiteni i ekipit dhe kur e ngacmojme se a eshte pergjegjesi e madhe te mbash kete detyre te Vllaznia, pergjigja e tij eshte e sinqerte: “Eshte bukur dhe pergjegjesi e madhe me e mbajt shiritin e kapitenit te nje ekip kampion dhe me shume emer si Vllaznia. Nje detyre qe me sherben me motivu tane shoket e ekipit me pune e me arrit me ba rezultate te mira. Detyra jone eshte te vazhdojme keshtu duke fituar me te tjere trofe per ekipin e Vllaznise dhe shpresoj qe te ndodhe keshtu edhe ne aspektin personal”.
A ka ndonje dedikim kampioni shkodran per suksesin e fundit? Ai e ndan gjithçka me trajnerin e tij per te cilin thote: “Kete sukses ia dedikoj trajnerit tim, njekohesisht kryetrajnerit te Vllaznise Albert Marashi, i cili me punen, pasionin dhe perkushtimin e tij, ta ben me te lehte stervitjen dhe eshte ndihma kyçe per performancen ne gara”.(www.shkodrasport.com)