HomeKRYESOREUEFA vendos javën e ardhshme për përjashtimin e Izraelit

UEFA vendos javën e ardhshme për përjashtimin e Izraelit

UEFA është duke menduar seriozisht përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet ndërkombëtare të futbollit.

Lajmin e bën të ditur “The Times”, që raporton se javën e ardhshme pritet vendimi përfundimtar dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të UEFA-s janë gati të votojnë pro.

Një lëvizje e tillë do të mbyllte dyert e Botërorit të ardhshëm për Izraelin dhe do të përjashtonte Makabin e Tel Avivit nga Europa Liga.

Ministri i Sportit, Miki Zohar, e ka pranuar për mediat izraelite këtë lajm dhe thotë se është duke punuar bashkë me kryeministrin Netanjahu për ta ndaluar këtë gjë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments