Nga Maringlen ZHIVANI

Prej tre ditësh, plazhi i Velipojës është kthyer në një fushe te vogel sporti, ku po zhvillohet turneu amator i volejbollit në rërë “Velipoja Beach Trophy 2025”.

Ky aktivitet, i organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit, ka sjellë në breg të Adriatikut emocione, garë dhe argëtim, duke e kthyer Velipojën në një pikë takimi për sportdashësit dhe pushuesit.

Një nismë që jo vetëm promovon sportin, por edhe turizmin, duke treguar se Velipoja ka shumë për të ofruar edhe përtej bukurive natyrore.