Brezi i viteve ’80 i ekipit te volejbollit te meshkujve te Vllaznise ka qene i shkelqyer. Ndonese trofete nuk kane qene edhe te shumte, per shkak edhe te konkurrences se madhe me ekipin e Dinamos dhe jo vetem, serish ekipi shkodran ka lene gjurme me paraqitjet e tij.

Kjo ka qene edhe arsyeja se disa prej pjestareve te ketij brezi, te vleresohen si me te miret e historise se volejbollit te Vllaznise dhe prandaj dy dite me pare u nderuar me titullin “Mirenjohje” nga Bashkia Shkoder dhe SK Vllaznia.

Njeri prej “Volejbollisteve te Shekullit” ka qene edhe Aleksander Leqejza. Ai eshte shprehur i lumtur per vleresimin e bere me rastin e 100 vjetorit te klubit Vllaznia duke thene:

“Unë do të them që fjala i kënaqur është shumë pak, sepse ndihem shumë i vlerësuar, në fakt ndihem në borxh, vetëm për faktin se një pjesë e madhe e këtij vlerësimi që më është bërë mua është si pasojë e një kontributi që më kanë dhënë trajnerat, nga i pari e deri tek i fundit për të arritur edhe unë në atë nivel që arrita duke lënë edhe gjurmë në nivelin e volejbollit të Shkodrës.

Ndihem shumë mirë edhe për Bashkinë e Shkodrës që nuk po harron historinë e mrekullueshme kryesisht të të gjitha sporteve të Vllaznisë se dikurshme që edhe sot të kujtojmë por edhe të shpresojmë që të vijë ajo ditë që të kënaqemi siç jemi kënaqur më parë me nivelin e volejbollit dhe të gjitha sporteve të tjera”.
www.shkodrasport.com