Ndeshja e radhës është shumë e vështirë për Veronën. Ekipi i Kumbullës dhe Rrahmanit do të përballet me Atalantën e Gjimshitin në transfertë. Ivan Juric ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme.

Trajneri ndalet edhe te gjendja e Marash Kumbullës. Mbrojtësi i talentuar qëndron pushim prej ndeshjes së 3 nëntorit kundër Brescias si pasojë e një dëmtimi. Shqiptari është rikthyer në stërvitje, teksa trajneri kroat sqaron gjendjen e tij.

“Kumbulla është stërvitur pjesërisht në dy seanca. Do e grumbulloj për ndeshjen e nesërme, por nuk do e nisë ndeshjen si titullar“, thekson Ivan Juric, trajneri i Veronës. /abcnews/