Akademi e re, por FC Basania po njeh fluks rregjistrimesh ditet e fundit dhe si rrjedhoje drejtuesit e saj tashme kane shtuar edhe nje tjeter ekip ne rradhet e saj, ate te grupmoshes U9.

Keshtu behet e ditur nga vete faqja zyrtare e ketij klubi, ne te cilen meson se ky ekip tashme eshte rregjistruar edhe ne zyren rajonale te FSHF-se dhe do te marre pjese ne kampionatin e kesaj grupmoshe. Ja njoftimi i FC Basania:

“FC Basania e kushtëzuar nga numri i madh i rregjistrimevë të reja në rradhët e Akademisë së saj, ka vendosur të krijojë edhe ekipin U9 i cili prej disa ditësh ka nisur stërvitjen nën drejtimin Mario Kola.

Ky ekip tashmë është rregjistruar dhe do të marrë pjesë edhe në kampionatin e Ligës Amatore të kësaj grupmoshe, ndërkohë që ditën e sotme futbollistët e vegjël kanë bërë edhe kontrollet mjekësore nën kujdesin e doktorit të njohur sportiv Zyhdi Çoba.

Në këtë mënyrë, për gjysmën e dytë të sezonit, FC Basania do të marrë pjesë tashmë me 5 grupmosha, duke filluar nga U9, U11, U13, U15 dhe U17. Përveç këtij zhvillimi të kësaj grupmoshe ka mjaft prurje edhe të moshave më të rritura.

Forca Basania!

Bashkohu edhe ti me ne!