Behet zyrtar perforcimi i dyte ne merkaton e janarit per ekipin e Vllaznise. Ai eshte mesfushori malazez Milos Kaleziç. Lojtari ka mberritur qe dje ne Shkoder ndersa pasditen e sotme ka mbyllur gjithçka sa i takon firmosjes se kontrates.

Nga sa ka bere te ditur vete klubit shkodran, me kete futbollist eshte firmosur nje kontrate 1+1 dhe pritet qe Kaleziç te jete nje element me shume ne dispozicion te stafit teknik per vazhdimin e kampionatit.

Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran:

VLLAZNIA FIRMOS ME MILOS KALEZIÇ

KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin malazez Milos Kaleziç. Ai luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.

Mirê se erdhe tek Vllaznia Milos!