Vllaznia ka vijuar edhe sot me diten e dyte te pergatitjeve per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajne diten e diele ne Elbasan ndaj Partizanit.

Kete here, kjo seance eshte spostuar ne fushen sportive te Golemit dhe stafi teknik ka punuar kryesisht ne aspektin taktik me lojtaret duke filluar te punojne kesisoj per perballjen e rradhes.

Pozitive nderkohe eshte qe per kete ndeshje trajneri Brdariç do te kete te gjithe lojtaret ne dispozicion. Nuk ka asnje te pezulluar me kartona nderkohe qe edhe sulmuesi Avdijaj qe ditet e fundit ka ndjere nje shqetesimt te vogel, duket se e ka kaluar ate.

Po ashtu, pritet qe ne dispozicion te tij te jete edhe blerja e fundit, malazezi Kaleziç megjithate gjate tre diteve te ardhshme do te shihet gjendja e tij fizike dhe per rrjedhoje ne fund do te vendoset nese do te grumbullohet apo jo.

Objektivi i Vllaznise per kete ndeshje eshte i qarte: Do te synoje te marre pike per te ruajtur distancen me Partizanin dhe pse jo per ta thelluar ate./SHKODRA-SPORT.COM/