Perli Rusi është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Ish-fizioterapisti i njohur i Kombëtares, Partizanit dhe Kukësit ka folur për situatën që po kalon vendi dhe veçanërisht futbollistët që ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre.

Në një prononcim të dhënë për RTSH Sport, ai ngre alarmin se lojtarët nuk janë gati për të rifilluar kampionatin pasi gjendja e tyre fizike ka rënë totalisht. Merr si shembull një dëmtim pas fazës përgatitore ose një gjendje virale të një lojtari, i cili e ka shumë të vështirë të kapë formën pas një periudhe 1 javore.

“Është shumë e vështirë sepse gjendja fizike e lojtarëve, veçanërisht e futbollistëve bie komplet. Ne kemi rastin konkret. Pas një faze 2-3 javore, si pasojë e një dëmtimi ose si pasojë e një sëmundje virale, një pauzë prej 1 jave i bie që futbollisti të humbë komplet gjendjen fizike”, ka deklaruar ai.

Në këtë mënyrë do të jetë shumë e vështirë për futbollistët e kampionatit shqiptar që të arrijnë formën e tyre. Për më tepër, ashtu siç është parashikuar që brenda 1 muaji të luhen 10- ndeshje, lojtarët e Superiores do ta kenë shumë të vështirë./newsport/