ANGLI– Përhapja e Covid-19 ka bërë që bota e futbollit të pësojë çrregullime duke lënë pasoja financiare, gjë që mund të ndryshojë të ardhmen e futbollit. Ndërprerja e kampionateve ka bërë që shumë skuadra të humbasin të ardhura, por edhe çmimet e lojtarëve të bien ndjeshëm.

Në Angli, çmimet e Steerling, Harry Kane, De Bruyne, Salah, Mane apo edhe Pogba kanë pësuar rënie drastike.

Ndërkaq, vlera e skuadrës së Liverpool,ka shkuar nga 1.08bn në 870 milion, humbje prej 19.1% dhe kjo gjë për shkak të pezullimit të ndeshjeve.

Kurse vlerat e skuadrave të Premier Ligës kanë rënë me më shumë se 1.6 miliardë £.