Emili Rousaud ka deklaruar se Lionel Messi do të rinovojë me Barcelonën. Ish-zv. Presidenti i katalanasve ka deklaruar se Neymar do të rikthehet në Spanjë dhe do të bashkohet me yllin argjentinas. Për “ESPN Deportes”, ai është shprehur:

“Unë mendoj se Messi dhe Barcelona do të arrijnë një marrëveshje për rinovim. Për të arritur një marrëveshje, të dyja palët duhet të bëjnë një lloj lëshimi.

Personalisht, do të befasohesha nëse kjo histori e bukur nuk do të vazhdonte më gjatë.

Unë mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet te Barça gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur”, ka përfunduar ai./newsport/