Basania U17 ka arritur te marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditjen e grupit A te kategorise se pare te kesaj grupmoshe. Ne ndeshjen e sotme ajo ka fituar ne transferte 3-0 me ekipin e Spartakut.

Ka qene futbollisti Jozef Kodra ai qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 6-te dhe kjo do t’ia lehtesonte punen ekipit te Basania. Nderkohe ne minuten e 19-te Elvis Ibishaj do te dyfishonte shifrat dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-0.

Ne te dyten nderkohe, ajo do te shenonte edhe nje gol te trete me ane te futbollistit te futur ne fushe ne kete pjese, Ergys Puka dhe ne kete menyre, e gjithe ndeshja do te mbyllej ne shifrat 3-0 ne favor te saj.

Me kete fitore, Basania eshte ngjitur ne kuotne e 47 pikeve dhe vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje, e ndjekur nga Scutari me 46 pike dhe Burreli me 45 pike.

Gara ne mes ketyre tre ekipeve pritet te jete shume e forte por Basania konsiderohet favorite per te shkuar ne play-off. Tre ndeshjet e mbetura ajo do t’i luaje dy ne shtepi ndaj Klosit dhe Albanet dhe nje tjeter ne transferte me Kukesin.

Basania U17 ka luajtur me kete formacion: Rroku, Pjetri, Lekdreaj, Lleshi, Lluka, Kapaj, Lazri, Kodra, El.Ibishaj, Er.Ibishaj dhe Zefi. Ne pjesen e dyte trajneri Lari ka aktivizuar edhe Lekaj, Nikaj, Dedndreaj, Puka e Dragusha./SHKODRA-SPORT.COM/