Skënderbeu humbi sot 0-4 me Tiranën për javën e 28 të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në Korçë foli për bardheblutë, që “zhysin” edhe më shumë korçarët në fundin e klasifikimit.

Me vetëm 20 pikë pas 28 javësh, Skënderbeu sheh makthe me rënien një kategori më poshtë, teksa zona e shpëtimit është 11 pikë larg kur kanë mbetur edhe tetë sfida.

Në lidhje me këtë situatë, tifozët e Skënderbeut kanë reaguar në kanalet e komunikimit, duke bërë përgjegjës presidentin. Gjithçka lidhet me dënimin nga UEFA për trukim ndeshjesh, ndërsa tifozët tregojnë historinë e ngritjes dhe dështimit.

Postimi i plotë:

Fajin e gjithë kësaj situate, ta gjejme tek vetja.Fajtori kryesor për të gjitha këto është një. Është presidenti. Skënderbeu u udhëhoq nga njerëz që i verboi paraja, pisllëqet e trukimet. Nqs ka një fajtor që ndodhemi këtu, janë pikërisht këto pisllëqe që janë bërë në kurriz të qytetit e sportdashësve Korçar.Ju kujtohen miqësoret e fazave përgatitore që vetëm përgatitore nuk ishin. Ju kujtohet ndeshja e famshme Crusaders-Skënderbeu?

Skënderbeu e mbylli kualifikimin që ndeshjen e parë dhe kundërshtari ishte i nivelit të superligës sot, e shkon e luan në Irlandë vetëm për lloto, kur ti ke fitimet e uefas për turin e kaluar? Atëherë çfarë faji na kanë të tjerët? Vet i bëri presidenca këto.

Po sa e sa ndeshje në superligë të toleruara, prishje gare e hapur.. një turp gjith këto vite që do i ndjekë gjithmonë ish-ët e Skënderbeut që u larguan nga Korça jo vetëm me miliona, por e me dekorata.

Ku janë ata sot? Pse nuk dhanë kurrë llogari bashkë me presidentin për dënimin e UEFA-S? A mos vallë ishin tifozët e Skënderbeut në fushë? Atë ç’ka bëtë në kurriz të qytetit e pasionit bardhekuq, nuk do e harrojmë kurrë. Skënderbeu do vazhdojë të ekzistojë, sepse ky nuk është fundi, por hakat e korçarëve ju zënshin të gjithë ju që luajtët pisët ndaj një qyteti të tërë.