Afrimi i ndeshjes se kthimit gjysmefinale te Kupes ne mes te Vllaznise dhe Partizanit, rikthen ne vemendjen e tifozeve shkodrane golin e anulluar te shkodraneve ne ndeshjen e para dy javeve ne Elbasan.

Aralica shenoi nje gol mese te rregullt me ane te Aralices ne minuten e 93-te dhe me kete gol Vllaznia do te kishte fituar 1-0, por ndonese arbitri Ferataj fillimisht e akordoi gol, pasi e ka pare ne sistemin VAR, e ka anulluar ate per gjoja faull te sulmuesit te shkodraneve.

Por ne fakt nuk ka qene keshtu. Shumekush ka pyetur pse u anullua ky gol? Dikush mendon se ka patur nderhyrje nga jashte. Te tjere jane te idese se arbitri Ferataj e ka bere prej paaftesise.

Megjithate ka edhe nje opsion tjeter. Gati nje vit me pare, drejtori i klubit Partizani Olsi Rama ka patur nje debat shume te madh me kete arbiter.

Ka ndodhur ne pushimin e ndeshjes se kampionatit, ate Teuta- Partizani (0-1). Rama ka ndalur ne pushimin e ndeshjes arbitrin Ferataj teksa ai po i drejtohej dhomave te zhveshjes dhe e ka ofenduar dhe kercenuar!!!

Nderkohe, pas ndeshjes se kupes ndaj Vllaznise dy jave me pare, Olsi Rama dhe trajneri i Partizanit Mehmeti ishin te vetmit shqiptare dhe jo vetem qe e konsideruan vendimin e arbitrit Ferataj per anullin e golit, te drejte. Rastesi apo koincidence?