Momenti i shumepritur po vjen. Vllaznia do te luaje diten e merkure ndoshta ndeshjen me te rendesishme te sezonit, ate gjysmefinale te kthimit ndaj Partizanit. Per vete problemet e arbitrimit qe tregoi sfida e pare ne mes ketyre dy skuadrave, ne sfiden e rradhes, pritet qe kuqeblute “te marrin hak”.

Pavaresisht se momenti qe po kalojne ata nuk eshte me i miri, pritet qe te kete nje karikim maksimal te tyre. Kuptohet qe mendohet nje pjesmarrje edhe me e madhe e tifozeve ne shkallet e stadiumit kete here dhe si rrjedhoje ata do jene nje plus me shume per skuadren.

Bilanci me Partizanin flet ne favor te shkodraneve, pavaresisht se te kuqte i kaluan te shtunen ne renditjen e kampionatit, megjithate kjo perballja e se merkures do te tregoje shume gjera.

Nga sa ka bere te ditur vete klubi Vllaznia permes faqes se tij zyrtare, kjo ndeshje do te luhet diten e merkure ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Te dy ekipet e shohin si nje mundesi shume te mire per sigurimin e nje vendi qe do t’i çonte ata ne Kupat e Europes dhe per kete arsye, ata do te japin me te miren e tyre ne fushen e lojes per te fituar dhe per te shkuar ne finale./SHKODRA-SPORT.COM/