Si shumë vende të tjera edhe Austria është prekur nga Koronavirusi, ku numri i të prekurve është mbi 14 mijë ndërsa janë regjistruar edhe 390 viktima.

Megjithatë pavarësisht situatës së vështirë, përsëri në këtë shtet mendojnë për sportin.

Qeveria i ka dhënë leje të gjitha klubeve që nga 1 maji mund të rinisin stërvitjen dhe të përgatiten për rifillimin e kampionatit, i cili duket se do të jetë shumë shpejt, ndoshta brenda muajit maj.

Si fillim skuadrat austriake do të stërviten më nga një grup prej 6 lojtarësh, për të filluar më pas gradualisht stërvitjen e plotë.