Florian Marku vijon të përgatitet në shtëpi, në pritje të duelit të tij të radhës.

Boksieri shqiptar ndodhet në Londër dhe po respekton rregullat e autoriteteve. Gjatë kësaj kohe ai po diskuton shpesh me fansat e tij në rrjetet sociale.

Gjithashtu ai poston edhe video nga seancat e tij stërvitore. Sigurisht nuk mund të mungojnë edhe lojërat dhe një të tillë e ka bërë së fundmi me një shok të tijin, i cili është futur në hapësirën mes tre gomave makine.

Marku godet fort në drejtim të gomave, ndërkohë që shoku i tij brenda duron pak sekonda dhe i bën thirrje boksierit të ndalojë. Nuk mungojnë të qeshurat në fund… /abcnews/