Kryetari I Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, paraditen e së enjtes ka pritur në zyrën e tij ekipin e basketbollit të Vllaznisë I saposhpallur kampion I vendit. Emocionet që ky ekip I ka dhuruar gjithë shkodranëve këto dy vitet e fundit kanë qenë vërtetë të mëdha dhe këtë gjë ka evidentuar edhe vetë kryetari në fjalën e tij përshendetëse teksa ka vlerësuar kontributin e këtyre sportistëve dhe trajnerëve për arritjen e këtij suksesi. Pas tij kanë folur edhe drejtori I Sportklub Vllaznia Mark Kroqi, trajneri I ekipit Bledar Gjeçaj dhe basketbolli amerikan Brendon Hog të cilët kanë vlerësuar mbështetjen që u ka dhënë Bashkia por edhe sportdashësit shkodranë duke patur një kontribut të rëndësishëm në këto suksese të arritura.


Ndërkohë po këtë ditë, në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak, është miratuar një shumë prej 10 milionë lekësh si shpërblim për këtë ekip për sukseset e arritura. Në fund të kësaj pritje nuk ka munguar edhe një foto e përbashkët dhe natyrisht që ajo e cila ka rëndësi është mbështetja që Bashkia Shkodër ka garantuar edhe për të ardhmen e këtij ekipi.
© shkodrasport.com