Futbollistja e Vllaznisë Aldisa Kronaj ditët e fundit ka qenë në stërvitje me ekipin e të rejave të Milanit. Ajo ka marrë një ftesë për t’u stërvitur për tre ditë me këtë ekip dhe kjo do të ishte edhe një mundësi e mirë për të treguar vlerat para drejtuesve të tij sepse nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të ketë një bashkëpunim mes palëve.
Aldisa është 15 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe dallohet për shtatëlartësinë, por edhe për teknikën e lartë. Jo më kot konsiderohet një element me shumë perspektivë për futbollin e femrave në Shqipëri. Ftesa në fakt ka qenë përr të vazhduar edhe disa ditë të tjera stërvitjen me ekipin e Milanit, por e ka pasë të pamunudur sepse ditën e djeeshme ajo do t’i bashkohej kombëtares U17 të Shqipërisë.
Kjo sepse ditët në vijim, kjo kombëtare do të luajë ndaj ekipeve të Kosovës, Irlandës dhe Azerbajxhanit dhe bashkë me Aldisa Kronajn, pjesë ee kombëtares U17 janë edhe dy futbollistet e tjera të Vllaznisë, Ambra Reshiti dhe Eriana Haxhija.
Sa i takon të ardhmes së Aldisë, prova e saj tek Milani ka shkuar ashtu si duhet dhe nuk përjashtohet mundësia që pas kthimit nga ndeshjet e kombëtares të bashkohet sërish me të në stërvitje.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


