Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja e Conference League, 'Vllaznit' premtojnë surpriza

Ndeshja e Conference League, ‘Vllaznit’ premtojnë surpriza

Shkruar nga Endri ÇINARI

Teksa Vllaznia vijon përgatitjet për sfidën e raundit të parë të Conference League ndaj Malishevës, në lëvizje kanë hyrë edhe ata që prej vitesh konsiderohen lojtari i dymbëdhjetë i skuadrës. Bëhet fjalë për grupimin ultras “Vllaznit”, mbështetësit më të zjarrtë të kuqebluve, të cilët kanë nisur organizimin për duelin europian që pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Gjatë sezonit të kaluar, “Vllaznit” ishin pranë skuadrës në çdo stadium, brenda dhe jashtë Shkodrës, duke e shoqëruar ekipin në momentet më të bukura, por edhe në ato më të vështira. Besnikëria e tyre ndaj fanellës kuqeblu është dëshmuar ndër vite dhe askush nuk dyshon se edhe këtë herë tribuna do të jetë në lartësinë e emrit që mban.

Fati ka rezervuar një përballje të veçantë për futbollin shqiptar. Për herë të parë në histori, një klub i Shqipërisë dhe një klub shqiptar i Kosovës do të ndeshen mes tyre në një kompeticion zyrtar europian. Vllaznia dhe Malisheva do të shkruajnë një faqe të re në historinë e futbollit mbarëshqiptar, në një duel që pritet të karakterizohet nga rivaliteti sportiv, por edhe nga respekti i ndërsjellë mes dy tifozërive.

Pikërisht për shkak të rëndësisë së kësaj sfide, sipas informacioneve pranë grupimit, “Vllaznit” kanë përgatitur diçka të veçantë për ndeshjen. Koreografi, pankarta dhe surpriza të tjera pritet të zbulojnë atmosferën që do të shoqërojë mbrëmjen europiane në Shkodër. Në një ndeshje historike, tifozët kuqeblu duan të japin kontributin e tyre për ta kthyer “Loro Boriçin” në një arenë të vërtetë futbolli dhe për të treguar edhe një herë pse konsiderohen ndër tribunat më pasionante në trojet shqiptare.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments