Karriera e tij ka qenë me shumë ulje-ngritje, por padyshim Renato Malota është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Shqipëri. Tashmë mbron ngjyrat e Vllaznisë së Shkodrës, por ai asesi nuk harron të kaluarën e tij.

Dinamo është një nga skuadrat që duket sikur ka më për zemër e këtë s’ngurron ta tregojë edhe në rrjetet sociale. Në këto ditë të vështira që po kalojmë prej Coronavirusit, janë hapur arkivat nga gjithë futbollistët duke treguar kujtimet e tyre.

E pikërisht lezhiani është kthyer 10 vite pas në kohë ku shfaqet me fanelën dinamovite gjatë një ndeshje me Teutën. “10 vite më parë. Dinamo”, shkruan Malota në rrjetet sociale. 30 vjeçari ka provuar të veshë fanelën e Partizanit, Dinamos, Kukësit dhe prej 3 sezonesh të Vllaznisë.

Pikun e karrierës së tij e kishte me verilindorët, ndërsa në Shkodër ka pasur ulje-ngritje si shkak dhe i probleme personale. Këtë sezon ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet titullare. Nga 26 javë të zhvilluara në 24 të tilla, Malota ka qenë nga minuta e parë në fushë me Vllazninë./newsport/