Pandemia që ka pushtuar gjithë globin po ndryshon mënyrën tonë të jetesës përtej kufizimit të lëvizjez apo distancimit social. Pasojat e saj pritet të vazhdojnë derisa në ketë dale një vaksinë për të gjithë popullatën botërore dhe efektin deri atëherë do ta ndjejë çdo aspekt i jetës, përfshirë edhe sportin.

Në fakt, ekspertët mendojnë se pavarëisht tentativave për të kthyer përsëri aktivitetet sportive, ne do të vazhdojmë të shohim për shuëm kohë stadiume të boshatisura.

“Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë, duke folur në aspektin epidemiologjik të situatës, është se sa më shumë të shtosh njerëz, aq më shumë shton rrezikun. Nëse ke 5 persona bashkë, është më e rrezikshme se sa të kesh 2, 300 janë më shumë se 10. 60 mijë është shumë, shumë e rrezikshme.

Si shkencëtar, urrej të them se jam 100% i sigurt për këtë, por jam shumë pranë 100% kur them se nuk do të mbushim kurrë stadiumet derisa të gjejmë një vaksinë. Pikë”, ishin fjalët e Zak Bine, epidemiolog në universitetin e Emori, në një intervistë për “The Times”.

Ide të njëjtë kanë shfaqur edhe shkencëtarë e ekspertë të tjerë të kësaj fushe në nje speciale të përgatitur nga “Marca”, duke insistuar të gjithë se për më tepër në një ambient si ai sportiv, ku entuziazmi i një goli për shembull sjell brohorima, përqafime e kontakte fizike mes tifozëve, duket e vështirë që të respektohet rregulli i distancimit social. Ndaj sipas tyre, tifozët do të mësohen të shohin ndeshjet nga TV-të.

“Vulën” ia vë Zeke Emanuel, një nga këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pedagog në Universitetin e Pensilvanisë. Ai e sheh sportin dhe ambientet sportive si të fundit që mund të hapen për publikun. “Ekonomia duhet hapur me etapa, duhet të fillojë me më shumë distance në vendet e punës që të lejojnë njerëzit të kthehen pa rrezikuar, duke ruajtur distancë prej 1,5 apo 2 metrash.

Kur dëgjoj të thonë që do të riprogramohen konferenca, koncerte apo evente për tetorin 2020, nuk e di se ku e bazojnë këtë vendim. Për sportin mendoj se do të jetë ndër gjërat e fundit që do të kthehet. Realisht, ne po flasim për vjeshtën 2021 në rastin më të mirë të mudnshëm”, tha ai.

Të gjitha janë mesazhe të qartë se tashmë tifozët në gjithë botën duhet të mësohen me idenë se për një priudhë relativisht të gjatë kohe do të qëndorjnë larg stadiumeve e nuk do të lejohen as grumbullimet masive për të ndjekur ndeshjet të cilat gjatë “fazës së tranzicionit” do të luhen me impiante të boshatisura, të paktën derisa të gjendet një vaksinë që është 100% efektive. Për ta bërë një gjë të tillë, ekspertët paralajmërojnë se do të duhen rreth 18 muaj. /vipsport/