Pas lajmit të publikuar pak minuta më parë në versionin online të “Panorama Sport”, trajneri vlonjat i Luftëtarit, Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Lajmin e konfirmon për gazetën vetë trajneri.

Mësohet se presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, i ka kërkuar largimin trajnerit me të vetmen arsye sepse ai ishte treguar i sinqertë në deklaratën pas ndeshjes kundër Kastriotit.

Diçka absurde ndërkohë që pas disfatës ndaj krutanëve, trajneri Mezani u shpreh: “Nuk ka fjalë për këtë humbje, por dua t’i bëj komplimente kundërshtarit. Treguan forcë dhe karakter. Ne nuk kemi cilësi dhe dëshirë në fushë.

Edhe gabimet individuale ndikuan. Unë kam kaq kohë që flas me drejtuesit, por me keqardhje mund të them se nuk kemi skuadër për Superligë. Fjalët e mia kanë kaluar në vesh të shurdhët”.

Pas dorëheqjes së Mezanit, “Panorama Sport” mëson se në krye të gjirokastritëve pritet të rikthehet serbi Milinkoviç.