Ardian Behari ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, që transmetohet në “RTSH Sport”. Ish-lojtari i Kombëtares dhe aktualisht trajner, ka komentur ndeshjen Kukësi-Vllaznia, teksa tha se ishte një ndeshje më e dobët se të tjerat, megjithatë të dy ekipet luajtën shumë të kujdesshme ndaj njëra-tjetrës.
“Ndeshjen Kukësi-Vllaznia, ta krahasosh me ndeshjet e tjera, ishte më e vakët se ndeshjet e tjera. Nisur nga fakti, se për çfarë luajtën skuadrat, sigurisht që barazimi, nuk i vlejti asnjërës.
Po të marrësh si vinin skuadrat në këtë ndeshje, duhet të jemi të sigurtë, që janë munduar, të bëjnë një ndeshje shumë të kujdesshme. Vllaznia kishte një ndeshje jashtë dhe luante pa tre apo katër lojtarët kryesorë.
Kështu që, u bë një ndeshje e kujdesshme. Të dy ekipet u kujtuan në fund, 15-minutat e fundit, ku patëm disa raste, një pritje të shkëlqyer të portierit të Kukësit, Tafa.
U kujtuan për të na lënë një shije në fund, sepse fundi mbahet mend. Vllaznia u tregua pragmatiste, është po ajo Vllazni që kemi parë.
Të dy skuadrat, luajnë futbollin më të mirë në Shqipëri. Të paktën, fazën sulmuese e kanë të dyja ekipet shumë të mirë, ku kanë lojtarë të shpejtë”,-tha gjatë prononcimit të tij, specialisti i futbollit, Ardian Behari.
Maringlen ZHIVANI