Merkato e janarit ishte e varfër për Vllazninë në hyrje. Ko duke parë u afrua vetëm Panos, mesfushori francez që stërvitej që në muajin tetor me skuadrën.

Por largimet ishin disa dhe një pre atyre për të cilin u diskutua më shumë ishte Kaina. Shtatlarti brazilian u pa si i panevojshëm për vazhdimësinë e sezonit.

Kjo duke bërë që sulmuesi të dërgohej në huazim tek skuadra e Kastriotit. Por duket se 24-vjeçari i ka bërë të “pendohen” të gjithë tek Vllaznia. Kjo pasi performanca e tij ka qenë shumë pozitive dhe golat kanë qenë të shumtë që në janar. Jo më larg se dje ai shënoi në barazimin 1-1 që krutanët arritën ndaj Laçit.

Gjithashtu me fanellën e Kastriotit, ai ka shënuar edhe një dopietë kundër Tiranës. Duke i dhuruar krutanëve 3 pikë të arta në një fitore 2-1. Po ashtu në humbjen e Kastriotit kundër Egnatias në shifrat 2-1, ai gjithashtu ka gjetur rrjetën.

4 gola që në momentin kur ka veshur fanellën e Kastriotit, duke qenë një nga ata që po kontribon më tepër për mbijetesën e krutanëve.

Tek Vllaznia nuk patën edhe aq besim tek ish-sulmuesi i Besës. Pavarësisht se e nisi sezonin me një supergol kundër Laçit në javën e parë, dëmtimi dhe mungesa e besimit nga ana e stafit bënë që Kaina të shikohej si i panevojshëm në janar.

Por tashmë sulmuesi po tregon vlerat e tij dhe 5 golat e shënuat deri më tani në kampionat dhe me performancat që nga periudha kur u transferua tek Kastrioti me siguri ka bërë që të “pendohen” shumë kënd tek Vllaznia.

Endri ÇINARI