Alesio dhe Aureli janë dy fëmijët të cilët mrekullisht shpëtuan ditën e tërmetit të madh që preku Shqipërinë duke u hedhur nga dritaret e pallatit.

Në kohën që të dy fëmijët ndodheshin në spital, kryeministri Rama shkoi dhe i takoi personalisht, teksa iu premtoi dhe një takim idhujt e tyre të futbollit.

Ditën e sotme të dy fëmijët janë surprizuar teksa kanë udhëtuar me kryeministrin Rama drejt Italisë, për të takuar dy legjendat e futbollit dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe gardianin e Italisë, Buffon.

Dy fëmijët kanë patur një bisedë miëqësore me futbollistët teksa kanë marrë dhe fanellat e firmosura nga dy lojtarët. Buffon ka shkruar në fanelën e dhënë për Alesion:

Për mikun tim Alesion. Ndërsa dy futbollistët me Aurelin kanë bërë shaka duke i thënë se ngjan me Verratin.