Skuadra shkodrane do të tentojë nesër në Gjirokastër “të prishë syrin e keq” të mosfitores në Gjirokastër prej 12 vitesh. Ajo ndaj Luftëtarit do të tentojë të marrë fitoren e shumëpritur që në fakt do t’i rregullonte jo pak gjëra në renditje.

Edhe gjirokastritët do tentojnë fitoren sepse është ndoshta shansi i tyre i fundit për të mbetur në lojë por ndërkohë menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi është i mendimit se kjo ndeshje do të fitohet nga Vllaznia.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” dhe kur ka folur në lidhje me këtë ndeshje, është shprehur: “Luftëtari do të tentojë të rigjejë fitoren, por besoj se do të jetë e vështirë për të përballë Vllaznisë. Kjo ngaqë skuadra shkodrane pavarësisht se nuk ka marrë rezultatet e duhura këto ndeshjet e fundit, është favorite.

E tregoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Teutës bëri një paraqitje të mirë dhe nëse nuk fitoi kjo ndoshta erdhi ngaqë edhe fati nuk ishte me të”.

Vllaznia duket më e favorizuar për ta fituar këtë takim por gjithsesi duhet parë se si ajo do ta zgjidhë manovrën sulmuese sepse pa shënuar, siç dihet nuk fitohet një takim.
© shkodrasport.com