Futbollisti i Vllaznisë, Bekim Balaj, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora Sport” në televizionin “Ora News”, nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype”, për të folur për golin dhe fitoren e tretë rradhazi për Vllazninë.
Ndihem krenar, luaj për Vllazninë, për qytetin tim, për ekipin që më ka dhënë shumë gjatë karrierës. Ndoshta 100 ndeshje me shkëputje, pasi kam luajtur në fillimet e mia dhe tani ndoshta vi më i pjekur.
Shpresoj shumë që të luaj sa më shumë me këtë fanellë dhe ta ndihmoj sa më shumë. Ndeshje të tilla janë të sikletshme. Opsioni i vetëm për ne ishte fitorja. Ne në Shkodër jemi shumë euforik”, tha Balaj.