Vllaznia do te synoje sivjet titullin kampion te rradhes edhe me ekipin e te rriturve. Garat do te zhvillohen ne muajin qershor dhe atletet shkodrane jane duke u pergatitur per te triumfuar edhe kete here.

Kryetrajneri Albert Marashi ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur i bindur se Vllaznia sivjet do te barazoje numrin e titujve kampione qe ka deri me tani skuadra me e titulluar ne atletiken shqiptare- Partizani me 29 tituj kampione.

“E kemi nisur mbare kete vit duke fituar titullin kampion me 16 vjeçaret dhe do te synoje te njejten gje edhe me te rinjte dhe kuptohet qe objektivi kryesor do te jete fitimi i titullit kampion me ekipin e te rriturve. Titulli i sivjetem do te jete i 29- ti per ekipin e Vllaznise duke barazuar rekordin qe mbahet aktualisht nga ekipi i Partizanit.

Njekohesisht ky titull do te jete i 17- rradhazi dhe ketu nuk na konkurron askush. Mendoj se atletika eshte ne rrugen e duhur per te vijuar me sukseset e saj dhe kjo vjen nga puna me shume pasion e trajnereve te cilet stervisin 120 sportiste çdo dite ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi”- eshte shprehur ai.

Te plote prononcimin e kryetrajnerit te Vllaznise Albert Marashi mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: