HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVIDEO/ Besëlidhja zgjidh gjithçka në 5 minuta dhe fiton 2-0 në ndeshjen...

VIDEO/ Besëlidhja zgjidh gjithçka në 5 minuta dhe fiton 2-0 në ndeshjen ndaj Basanias

Besëlidhja e ka nisur mbarë kampionatin. Në ndeshjen e vlefshme për javën e parë, ajo ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Basanias në fushën sportive të Bushatit. Gjithçka është vendosur brenda 5 minutash kur lezhjanët shënuan dy golat dhe morën një trepikësh me shumë vlerë.

Në fakt duhet thënë se takimi nisi më mirë për vendasit të cilët në dy- tre momente kanë dalë rrezikshëm përpara portës së mbrojtur nga Myrta, por fillimisht Kufu dhe më pas Toma kanë shpërdoruar mundësi të mira për ta kaluar në avantazh ekipin e Basanias.

Dhe atë që se bënë ata, do të bënin futbollistët miq. Fillimisht do të ishte sulmuesi Akansase që do të shënonte golin e parë në minutën e 37-të dhe më pas Arsid Kruja që pesë minuta më vonë do ta dërgonte topin për të dytën herë në rrjetën e portës së mbrojtur nga Klodjan Harusha.

Në këtë mënyrë pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 për Besëlidhjen. Në fillimin e së dytës, futbollistët e Basanias provojnë të shohin drejt portës kundërshtare, por ata janë të pafuqishëm dhe si rrjedhojë e kanë të vështirë të krijojnë raste shënimi. Miqtë, falë edhe përvojës së madhe që kanë futbollistët e tyre, arritën të menaxhojnë si duhet avantazhin.

Ata madje kanë krijuar edhe disa raste të rrezikshme, por nuk do të kishte gola të tjerë. Përfundimisht një fitore me vlerë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Elvis Plori dhe Besëlidhja në këtë mënyrë i bën një start ashtu si duhet kampionatit.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments