Kjo ka qenë java e Erald Çinarit në kampionatin armen të futbollit. Shkodrani pasi shënoi një dopietë në mesjavë, formën e shkëlqyer e ka vijuar edhe ditën e sotme. 28-vjeçari ishte sërish protagonsit në fitoren 5-0 të Noahs përballë Van. Mëngjërashi u konfrimua në formacionin titullar dhe nuk zhgënjeu aspak.

Kjo pasi falë lojës së tij do vinin dy golat e parë të skuadrës bardhezi. Me ish-futbollistin e Vllaznisë që dhuroi asisitin për golin e dytë të shënuar nga Omar.

Por ndeshja e shkëlqyer e Çinari do kurorëzohej në minutën e fundit të ndeshjes. Ku do kishte lavdi personale për sulmuesin, i cili shënoi golin e fundit për shifrat përfundimtare 5-0.,

Kjo ishte rrjeta e 5-të e Çinarit në kampionatin armen ku deri më tani ka zhvilluar 8 ndeshje. Një mesatare e shkëlqyer për shkodranin që po kalon një formë super. Me këtë fitore ekipi i Noahs u ngjit në kuotën e 16 pikëve, ku skuadra kryqytetase ka edhe 2 ndeshje më pak në sezonin 2024-25. /SHKODRASPORT.COM/