Kombëtarja ka nisur përgatitjet për sfidat me Çekinë dhe Ukrainën. Duele këto që do të luhet më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.Në konferencë e sotme për shtyp ishin të pranishëm Thomas Strakosha dhe Feta Fetai, të cilët folën për atmosferën në skuadër dhe objektivat e kuqezinjve në këto 2 takime.
Talenti kuqezi ësht ëmjaft i lumtur që ndodhe sërish pjesë e skuadrës, ndërsa tregon s është gati kurdoherë për të “derdhur gjak” për ngjyrat kuqezi.
“Pret minuta? Sa do të kem minuta nuk e di, kjo është pjesë e stafit. Sa minuta të kem do të jap maksimumin. Jam i përgatitur gjithmonë edhe për klubin dhe për Kombëtares. Jam gati për çdo sfidë.
Si ju kanë pritur lojtarët? Nga trajneri dhe stafi më kanë pritur mirë. Më kanë dhënë besimin që të jap më të mirën. Sa i takon të ardhmes së Kombëtares, shpresoj që të jetë kështu.
Emocioni? Hera e parë është ndryshe, por çdo grumbullim ka të veçantën e vetë. Skuadra më ka pritur mirë dhe për këtë jam shumë i lumtur, kam gjetur ngrohtësinë e shokëve.
Fanella e kombëtares ëndërr për çdo futbollist. Si e shikon të ardhmen? Normal ëndrra e çdo futbollisti është të luaj për KOmbëtaren. Çdo fëmijë shqiptar ka ëndërr të luajë me Kombëtaren.
Ju krahasojnë me Modric? Modric më pëlqen shumë si lojtar. Sa i takon futbollistëve shqiptarë pëlqej shumë Asllanin, Bajramin dhe Ramadanin.
Të shënon apo asistosh si Modric? Do doja të dyja (qesh). Nuk ka rëndësi, vlen më shumë fitorja e Kombëtares”, përfundoi Fetai.