Vllaznia U21 mori nje tjeter fitore sot ne kampionat, kete here ndaj Teutes. Ndonese rastet kane qene te shumta, goli i shumepritur eshte shenuar vetem ne minuten e 83-te dhe ka per autor sulmuesin e krahut Arval Maliqi. Ai devijoi me koke nje top brenda zone, aq sa mjaftoi per ta derguar ne rrjete.

Por duhet thene se 20 vjeçari ka qene edhe i pafat ne kete perballje sepse ne dy momente te tjera, nje ne pjesen e pare dhe nje ne te dyten, gjuajtjet e tij me te majten kane tronditur traversen e portes durrsake, por pa perfunduar dot ne rrjete. Gjithsesi ai ndjehet i kenaqur me paraqitjen e tij ne kete ndeshje dhe per me teper me fitoren e ekipit kuqeblu. Duke folur pas ndeshjes, Maliqi eshte shprehur:

“Mendoj se ishte nje ndeshje e mire per ekipin por edhe per mua personalisht. Shenova golin percaktues dhe ndihmova ekipin ta fitonim kete ndeshje. Une them se sot zhvilluam nje ndeshje te mire dhe e merituam plotesisht fitoren.

Ne lojtaret e ekipit te pare vijme ketu per te marre minuta, pasi pretendimet i kemi per ekipin e pare per te luajtur dhe shpresoj qe ne vazhdim te kem edhe aty minuta, por gjithsesi do te jete ne doren e trajnerit Brdariç kjo gje. Goli i sotem shkon per familjen time dhe kuptohet edhe per babain qe me mbeshtet vazhdimisht”.

Te plote prononcimin e futbollistit Arval Maliqi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “SHKODRA SPORT” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: