Sheshi perpara stadiumit “Loro Boriçi” nuk do te marre emrin “Ramazan Rragami”. Po ashtu, emri i rruges “Dasho Shkreli” edhe per disa kohe nuk do te shnderrohet ne rrugen me me emrin “Zamir Shpuza”. Dy figura keto te njohur te Vllaznise dhe kombetares shqiptare, per te cilat Bashkia Shkoder kishte menduar t’i nderonte dhe t’i perjetesonte duke ua vene nje sheshi dhe nje rruge.

Te pakten edhe per disa kohe do te ndodhe keshtu dhe kjo ka ardhur pas refuzimit te Keshillit Bashkiak Shkoder per t’i emertuar ne mbledhjen e tij te dites se djeshme sepse gjithçka eshte shtyre per ne nje mbledhje tjeter, me pretekstin qe emertimet e rrugeve te behen te gjitha bashke.

Ka qene keshilltari i Bashkise Arbis Vjerdha i cili e ka ngritur nje shqetesim te tille kur eshte shprehur: “Jam kategorikisht kunder qe t’i bejme “njeri i babes, tjetri i nanes”. Une kam çuar disa propozime ne Bashki, po bahen dy vjet dhe propozimet jane per Vildan Tufin, Bujar Qamilin dhe Fadil Krajen.

Nuk mendoj se keto figura jane nje nivel me poshte se keta dy te tjeret qe u propozuan sot. Thjesht t’i bien te gjithe propozimet njekohesisht se keshtu i bie qe te miratojme vetem ata qe duan ato. Bini edhe ato emra qe don populli, sepse ate propozim e kane sjelle vete banoret, ndersa kete tjetrin e propozon vetem nje njeri. Eshte shume e thjeshte, bini te gjithe sebashku dhe t’i miratojme”.

Ka reaguar pas ketij propozimi edhe kryetarja e Keshillit Bashkiak, zj. Brisela Kadija e cila deklaroi: “Emertesat e rrugeve ne kete menyre i heqim, piken 9 dhe 10”.

Pas saj ka reaguar edhe nenkryetari i Bashkise Shkoder, z. Tonin Deda qe shtoi: “Sa i takon projekt- vendimit per emertim rrugesh, mund te behen te grupuara, nuk ka asgje te keqe”.

Heqja nga rendi i ditës për emërtimin e sheshit përpara stadiumit “Loro Boriçi” me emrin “Ramazan Rragami” për drejtorin e sporteve në Bashkinë Shkodër Alban Neziri është e papranueshme teksa ka dhënë edhe arsyet e tij.

“Sinqerisht ndjehem shume i zhgenjyer. Keto keshilltare sot perbuzen nje nga emrat me te medhenj te historise se vendit tone siç eshte Ramazan Rragami. Une kam patur fatin ta shoh vete me syte e mi emrin e tij te gdhendur ne seline e FIFA-s ne Nion te Zvicres. Ai detyroi kete institucion te ndryshonte rregulloren per gjuajtjen e penalltive nga nje lojtar i vetem, por nderkohe propozimi i Bashkise refuzohet.

E per çfare behet fjale, per sheshin para stadiumit ku ai dha jeten. Ketu jane miratuar gjithefare emra rrugesh, gjithefare emrash, por nuk miratohet emri i Ramazan Rragamit. Sinqerisht jam shume i zhgenjyer sepse te jene 32 vota pro shtyrjes se ketij projekt- vendimi, mu duk i pakuptimte. Ishte nje propozim qe erdhi ne njevjetorin e ndarjes nga jeta te profesor Zanit.

Une shpresoj shume qe rradhen tjeter, emri i ketyre keshilltareve qe perfaqesojne parlamentin e qytetit, te mbahet mend per mire sepse ndoshta shume prej tyre nuk do jene me ketu dhe do mbahen mend gjithmone per keq qe nuk çuan doren lart per Zan Rragamin”.