Nese ka shqiptar qe ka provuar te luaje ne shtete te ndryshme, me shume siguri qe ne vend te pare do te jete shkodrani Ndue Mujeci.

Pas aventurave te kaluara ne Letoni, Bullgari, Gjeorgji, Qipro, Hong-Kong e Maqedonine e Veriut, tashme ai ka vendosur te luaje ne Mal te Zi.

Para tre javesh, ish- sulmuesi i Vllaznise ka firmosur per FK Jezero qe merr pjese ne Superligen e shtetit fqinj, ekip i cili sot ka fituar ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ndodhet ne vendin e katert ne renditje.

I pyetur ne lidhje me kete aventure te re, Mujeci per “Shkodra Sport” do te pergjigjej: “Siç e dini, mua me pelqejne gjithmone aventurat e reja dhe pas atyre qe kam patur ne disa shtete te tjera, tashme kam nisur nje tjeter ne Mal te Zi.

Drejtuesit e Jezeros, konkretisht trajneri i saj, me kontaktoi dhe shprehur deshiren qe te me kishte ne skuadren e tij. Per rrjedhoje gjetem akordin dhe une jam pjese e kesaj skuadre, fillimisht deri ne dhjetor dhe me pas do te vendosim, nese do ta zgjasim bashkepunimin apo jo”.

Mujeci ka luajtur ne tre ndeshje deri me tani, nga 90 minuta secila dhe ndonese ende nuk ka shenuar, drejtuesit e klubit te ri te tij, duken te kenaqur nga performanca qe ka bere sulmuesi i ardhur nga Shqiperia./SHKODRA-SPORT.COM/