Trajneri Artan Bano debuton me fitore ne pankinen e Beselidhjes. Goli i mesfushorit shkodran Samet Hepaj ka mjaftuar qe lezhjanet te marrin nje fitore me shume vlere ndaj Turbines ne shifrat 1-0 dhe si rrjedhoje me kete trepikesh per momentin i jane larguar vendit te fundit ne renditje.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Beselidhja” ka qene shume e rendesishme per te dy ekipet. Megjithate vendasit kane qene me kerkues sepse nuk mund t’i lejonin vetes nje tjeter rezultat negativ qe do t’u priste bileten per nje kategori me poshte.

Ka qene minuta e 15-te kur mesfushori Hepaj ka shenuar te vetmin gol te kesaj ndeshje. Interesant eshte fakti qe futbollisti shkodran i Beselidhjes i ka shenuar nje tjeter shkodrani. Behet fjale per portierin Kristian Rroku qe prej pak kohesh eshte duke mbrojtur porten e Turbines.

Pas ketij goli, ka patur perpjekje nga futbollistet te dy ekipeve, por nuk ka patur te tjera tundje rrjete dhe si rrjedhoje ky 90 minutesh eshte mbyllur me fitoren e ngushte 1-0 te Beselidhjes. Megjithate ka qene nje trepikesh me shume vlere per te.

Me kete trepikesh, lezhjanet jane ngjitur ne kuoten e 13 pike duke u ngjitur nga vendi i 14-te qe mbante deri sot, ne te 12-tin dhe kane lene tashme pas vetes Orikun me 12 dhe Turbinen me 11 pike./SHKODRA-SPORT.COM/