Vllaznia nuk po arrinë të rikuperohet nga dëmtimet e shumta që ka në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit. Mungesat kanë ndikuar negativisht dhe në rezultatet e ekipit ku nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në 3 takimet e fundit brenda 9 ditëve.
Humbja në Superkupë ndaj Tiranës ishte e vetmja ku kuqeblutë arritën të realizonin, ndërsa në dy ndeshjet e vlefshme goli ka munguar. Vllaznia dhe ëndrra për titull sa vjen dhe venitet pasi me humbjen ndaj Kastriotit, zona e “ftohtë” është 3 pikë larg.
Kuqeblute ndodhen per momentin te pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes, kuptohet shume larg pritshmerive te tifozeve, por edhe te drejtuesve. Tifozet ne fakt duken shume te zemeruar me skuadren e tyre te zemres.
Si rrjedhoje, nuk kane munguar edhe shume komente negative ndaj futbollisteve por edhe stafit teknik duke kerkuar madje edhe ndryshime, megjithate per momentin çdo gje ne kampin kuqeblu duket e fokusuar tek sfida e se enjtes se ardhshme me