Myrto Uzuni ka shënuar sërish në Spanjë, këtë herë në fitoren e Granadas ndaj Villareal B me shifrat 0-2. Por lajmi këtë herë është fakti se sulmuesi shqiptar ka realizuar për herë të parë në këtë sezon në trasfertë.
Ky ishte goli i 15 i Uzunit, ndërsa 14 golat e mëparshëm i kishte realizuar gjithmonë në shtëpi. Sulmuesi shqiptar realizoi një perlë të vërtetë në minutën e 28 duke i shtangur të gjithë.
Sa i përket listës së golashënuesve, Uzuni gjendet në vendin e parë me 15 gola dhe pas tij De Haro i Mirandes me 10 gola. Padyshim qe nje ecuri e tille e sulmuesit te kombetares shqiptare do ta motivoje per te bere mire edhe ne te ardhmen.
Drejtuesit e Granadas besojne shume ne aftesite e ketij lojtari dhe kjo eshte shume e rendesishme. Karriera e Myrto Uzunit ka njohur vetem rritje deri tani dhe nuk perjashtohet mundesia qe pas skuadres aktuale ta shohim duke luajtur ne ndonje tjeter te nje niveli edhe me te larte.