Edhe sot, e diele 6 tetor gazeta me e madhe sportive ne vendin fqinje- Itali, “DELLO SPORT”, i ka kushtuar vend te dukshem prezantimit te qendermbrojtesit te Verones, ne fitoren 2-0 ndaj Sampdories, ku perveç golit te shenuar ne koke ne 9′ ai shkelqeu ne mbulimin e sulmuesit veteran Quagliarella i njohur si nje nga goleshenuesit me te mire te Seria A.

Ai nuk i lejoi asnje hapesire kundershtarit te tij. Ne vlersimin qe ben kjo gazete per te gjithe futbollistet. Kumbullen e ka vene nen okeilon “me i miri” me noten maksimale 7.5, vlerdsim qe e endefrojne elita e Seria A.

Perveç komentit te sfides ne mes ketyre ekipeve emri i Kumbulles eshte ne plan te pare, por ne nje tjeter aspekt. Gazetari italian i kushton festes qe ka ka afruar goli e loja e 19 vjecarit nga Shkodra. Gjitheçka thote ai i dedikohet familjes, trajnerit Juric qe i ka besuar shume shpejte rolin e nje mbrojtesi profesonist, shokeve te ekipit dhe padyshim sportdasheseve veonez, ku nuk mungojne fansat nga Shqiperia e Shkodra.

Por kete here te dedikimi i golit ai perveç emrave te familjes ka zbuluar edhe edhe emrin e se dashures se tij Greta. Ne familjen Kumbulla nuk kane rreshtur pergezimet e miqve, shokeve jo vetem ne ambientet e qytetit turistik Verona, por edhe nga shume te njohur pertej Adriatkut.

Si gjithnje trajneri Juric nuk ka munguar te afroje mbeshtetjen e vlerdsimet e tij kur shprehet: “Ne stervitje ai luan ndaj sulmueseve me pikesuynimin per mos t’i lejuar kontaktin me topin”.

Dhe Kumbulla gjithenje me modestine, seriozitetin dhe vullnetin qe karekterizon shprehet: Vetem keshtu mund t’ia shperbleje besimit qe me ka dhene Verona dell ‘Hellas”.

KUMBULLA udheton drejt atdheut te Shqiperi ne grumbullimin e kombetares, ku trajneri Reja ballafaqohet jo me suprizen Kumbulla, por me kostumin e nje mbrojtesi modern dhe me te ardhme. Fotoja e golit tregon me se miri nje gje te tille ku kercimi i tij gjigand ka shtangur portierin

NAMIK MEHMETI
Firenze 6 tetor 2019.