Nese flasim per futbollin lezhjan pas vitit 2000, sigurisht qe nuk mund ta anashkalosh nje emer: Ate te Kreshnik Ivanajt, ish- futbollistit te Beselidhjes por edhe i disa skuadrave te tjera me te cilet ka luajtur gjate karrieres se tij.

Ai ka lindur ne Lezhe me 27 prill 1982 dhe ka mbaruar Insitutin e Fiskuktures ne Tiranes teksa tashme punon si mesues i edukimit fizik ne shkollen “Gjergj Kastrioti” te Lezhes.

Sa i takon karrieres si futbollist, ai ka qene nje sulmues i spikatur i Beselidhjes per vite me rradhe, por ka luajtur edhe me ekipet e tjera si Kastrioti, Kukesi, Burreli, Mamurrasi, Iliria, Shkumbini, Kamza dhe Laçi. Gjate gjithe karrieres se tij ka shenuar 169 gola, nje shifer shume e pelqyeshme per nje futbollist.

Padyshim qe ky numer golash do te terheq vemendjen per lexuesit ashtu si dhe skuadrat me te cilat ka luajtur. Ivanaj ka pranuar te flase per gazeten “Shkodra Sport” rreth karrieres se tij dhe me gjere, interviste qe mund ta ndiqni me poshte:


– Pershendetje, per lexuesit tane a mund te na beni nje pershkrim se kush eshte Kreshnik Ivanaj?

Kam lindur e jam rritur ne Lezhe. E kam filluar sportin ketu, jam fomuar si futbollist po ketu nderkohe qe kam luajtur me shume skuadra, kam shenuar shume gola, por vendin e pare e ze Beselidhja ne zemren time.

– Kur e keni filluar karrieren sportive?

E kam filluar me klasat sportive me trajner Sokol Pelingun. Me pas kam kaluar me paraterinjte e Beselidhjes, me te rinjte dhe ne vitin 2000 me ekipin e te rriturve ne Superlige me trajner Vasil Bicin.


– Kush te ka ndihmuar me shume per te vazhduar kete sport?

Padyshim i ndjeri daja im, ish-futbollisti I Beselidhjes dhe krijuesi i Klubit te “Portos” Shengjin, ” mesuesi i edukimit fizik z.Fran Leka. Ai me ka ndihmuar edhe ekonomikisht.


– Trajneri juaj i pare ne Superlige?

Vasil Bici.


– Sa gola keni shenuar gjate karrieres suaj?

169.


– Goli me i bukur ne karrieren tuaj?

Goli ne Fier kur ne ishim duke rene nga kategoria, ndeshja perfundoi nè barazim 1-1 dhe golin e shenova une. (Qeshet duke treguar momentin e shenimit te tij). Isha duke larguar topin dhe nga nje distance e larget godita me force dhe shenova Padyshim qe pata shume emocione.


– Lojtaret me te mire me te cilet keni luajtur tek Beselidhja?

Leonard Perloshi, Julian Gjeoshi, Alban Bruka, Faruku, Liçi, Bujar Haxhia etj.


– Futbollisti me i mire i Beselidhjes?

Leonard Perloshi.

– Pse Beselidhja po vuan per te dale ne Superiore?

Sepse nuk ka menaxhim tè mire qysh te grupmoshat.


– Ne futbollin boteror cilin ekip admironi?

Gjermanine dhe vetem Gjermanine.
Engjell Gjolaj