Pasditen e sotme janë mbyllur ndeshjet gjysmëfinale të kampionateve të moshave për Zonën e Shkodrës.

Me ndeshjen e grupmoshës U-13 Atletik Klub- Djelmënia shkodrane, fituar nga e para, janë caktuar kësisoj edhe çiftet finalet për secilën kategori.

Ajo që bie në sy është se për të pesë grupmoshat, Atletik Klub ka një ekip në finale.

Një ecuri e jashtëzakonshme e ekipeve të kësaj Akademie të formuar vetëm disa muaj më parë.

Në tre prej finaleve do të ndeshet me ekipet e Akademisë Vllaznia megjithatë titujt kampion ekipet e “Atletik Klub Shkodra” tashmë i kanë fituar.

Ja çiftet finaliste që do t’i luajnë ndeshjet në fillim të javës tjetër:

U-9 Ada- Atletik Klub

U-11 Shkodra- Atletik Klub

U-13 Vllaznia-Atletik Klub

U-15 Vllaznia-Atletik Klub

U-17 Vllaznia-Atletik Klub

www.shkodrasport.com