HomeKRYESOREVIDEO/ I jepet lamtumira e fundit Vehbi Sulejmanit

VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit Vehbi Sulejmanit

Nga Maringlen ZHIVANI

I është dhënë lamtumira e fundit në moshën 91-vjeçare një prej emrave të shquar të historisë së volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, Vehbi Sulejmani, i ndarë nga jeta një ditë më parë.

Në homazhet në nderim të tij që u mbajtën në ambientet e Prefekturës së Qarkut Shkodër, morën pjesë shumë ish-volejbollistë shkodranë dhe figura të sportit, ndërsa çuditërisht munguan pjesëtarët e Federatës Shqiptare të Volejbollit, si edhe presidenti i saj Erlind Pëllumbi.

Për kontributin në vite pranë volejbollit shkodran, përveç vlerësimit si “trajneri i shekullit”, Vehbi Sulejmani është nderuar edhe me tituj të tjerë nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe nga Federata Shqiptare e Volejbollit.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sulejmani për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe poashtu edhe komunitetit të volejbollit shkodran, për ndarjen nga jeta të njërit prej emrave të shquar të historisë së këtij sporti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments