Dita e djeshme ka qene e veçante per nje nga emrat e njohur te mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare. Pal Marku ka festuar mes shokesh, miqsh dhe familjaresh, 75 vjetorin e lindjes se tij permes nje aktiviteti te organizuar nga Shoqata e Veteraneve te Mundjes. Kjo e fundit nuk ka munguar qe permes sekretarit te saj Xhelil Cibaku i ka dorezuar atij nje Medalje te Merites Sportive, pikerisht ate “Nderi i Mundjes Shqiptare”.

Nga ana tjeter edhe Bashkia Shkoder i ka akorduar nje “Mirenjohje”, çmim qe i eshte dorezuar veteranit te mundjes nga nenkryetari i saj Rudin Beka. Keto nderime padyshim qe e kane lumturuar Palin sepse eshte ndjere i shperblyer per ate çfare i ka dhene dhe madje edhe vazhdon t’i jape sportit te tij te dashur.

Po kush eshte Pal Marku?

Pjesëtar i ekipit Vllaznia në mundjen klasike për një periudhë 20 vjeçare, ku nën drejtimin e trajnerëve, Sul Rama, Qazim Elbasani, Naim Pepa e Bajram Agovi ka konkuruar me sukses në peshat e mesme, 68, 74 dhe 82 kg, përkrah një brezi të talentuar të mundjes shkodrane: Eljaz Guri, Mirash Vuksani, Nikoll Grima, Dushan Vaso, Gegë Gjoni, Paulin Stërkaj, Seit Fishta, Ali Murrizi, Agim Sula, Ali Anza, Nazmi Pepa, Fasli Zylja, Mhill Colaj, Faris Cibaku, Sandër Leka, Besnik Rama, Luigj Mrina, Dilaver Cufi, Mond Çupi, Bajram Pëllumbi, etj.


Edhe pse ka pasur përballë mundës të nivelit ta lartë, si Ndriçim Spahiu, Koçi Koçebelli, Rexhep Leka, Paqsor Rugia, Niko Zguro, etj, është renditur përherë në vende nderi duke kontribuar në rezultat pozitive të ekipit.


Pas largimit nga tapeti si mundës, karriera e tij sportive vazhdoi të jetë e pandashme me sportin e mundjes, ku falë aftësive dhe njohurive për mundjen, por edhe komunikimit të mirfilltë me sportistët, Federata Shqiptare e Mundjes i besoi kombëtaren e moshave duke u përfaqësuar me dinjitet në arenën ndërkombëtare#


Ndërkohë, karriera më e gjatë në sportin e mundjes i përket fushës së arbitrimit, detyrë të cilin si gjyqtar i kategorisë së parë por edhe ndërkombëtar e ushtron prej 40 vitesh. Ku, edhe sot në moshën 75 vjeçare, ai spikat si arbitër aktiv pranë kolegjumit qëndror, duke qënë i vetmi, jo vetem nga Shkodra, por në tërë kolegjumet e arbitrave të veriut shqiptar.


Për të gjitha këto, krahas diplomave indivuale si dhe ato ekipore, Federata Shqiptare e Mundje, Klubi sportiv Vllaznia, Shoqata e veteranëve të mundjes e ka nderuar me tituj nderi.(www.shkodrasport.com)