Dita e djeshme ka shenuar edhe fundin e nje rrugetimi te gjate 25 vjeçar ne boksin olimpik per boksierin shkodran Nelson Hysa. Ai u kurorezua serish kampion i Shqiperise edhe per vitin 2024, duke siguruar kesisoj te 17-tin titull me te rriturit dhe te 22-tin ne total edhe me ato te moshave.

E mbylli ne Shkoder, ne qytetin e tij te dashur per te cilin ka kontribuar shume dhe kjo e ka emocionuar edhe me shume ate. Kjo eshte pare edhe ne prononcimin e tij te dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur do te shprehej:

“Jam shume i lumtur per ate se çfare i kam dhene Vllaznise, i kam shlyer borxhet qe ato me kane dhene. Shpresoj dhe besoj se ka shume djem te rinj qe do te vazhdojne ta çojne perpara emrin e ketij ekipi dhe do te jemi kampione edhe per shume e shume vite te tjera.

Ketu mbyllet rrugetimi im me boksin olimpik dhe tashme do te fokusohem vetem tek boksi profesionist. E kam ngritur karrieren time tashme aty dhe po ashtu kam marre pas vete edhe shume djem te tjere te rinj dhe shpresojme qe te gjithe bashke te ecim perpara dhe te shkojme atje ku kemi mundesi te shkojme sepse i kemi mundesite te shkojme shume larg”./www.shkodrasport.com/