Fundjaven qe shkoi arriti nje tjeter fitore ne boksin profesionist, ate ndaj venezuelianit Yonny Molina, fitore kjo qe ishte e 21-ta per te, nga te cilat 19 me KO. Nelson Hysa si rrjedhoje ndodhet ne vendin e 25-te ne ranglisten boterore, megjithate planet e tij per te ardhmen jane edhe me shume ambicioze.
Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” pas fitores se arritur ne Ottobrunn- Munchen te Gjermanise, Hysa do te shprehej se tashme po vjen gradualisht rradha e perballjeve me emrat me te medhenj te boksit boteror.
“Filluam te shtojme numrat, vendosem tashme prefiksin e ri sepse shkuam ne shifrat 21-0. Te them te drejten ishte nje ndeshje jo ne nivelin e pritshem, por duhet te kete edhe ndeshje te tilla pas nje periudhe te gjate lodhje e perballjesh te forta.
Jam ne bisedime me dy promotore te fuqishem per nje ndeshje tjeter ne Zyrih te Zvicres. Ka shume kohe qe kam enderruar dhe tashme jam shume afer ndeshje te medha, me 5-shen ose 10-shen e boksiereve me te mire te Botes, per te pare edhe une veten se ku jam dhe shpresoj te marrim nje ndeshje per nje titull te madhe Bote dhe pse jo te bajme Shqiperine per here te pare me nje titull te tille”- eshte shprehur Hysa.
Te plote prononcimin e boksierit te njohur shkodran mund ta ndiqni na kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: