Nora Deda rikthehet me fitore ne krye te ekipit te volejbollit te femrave te Vllaznise. Pasditen e djeshme ajo mori vendimin per te qene serish ne pankine ndersa sot bashke me vajzat qe stervit, kane arritur te triumfojne me rezultatin 3-2 ndaj Pogradecit ne ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise.

Takimi eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte shoqeruar me nje rivalitet. Ne setin e pare, eshte Vllaznia qe luan me mire dhe e dominon ne te gjitha drejtimet duke e fituar ate 25-15. Ne te dytin Pogradeci reagon duke e fituar 25-17 dhe duke barazuar numrin e seteve ne 1-1.

Shkodranet nuk jane dakord me kete gje dhe ne te tretin serish luajne me mire se miket dhe si rrjedhoje arrijne ta fitojne ate 25-19, por kjo nuk mjafton per ta fituar ndeshjen sepse ne te katertin eshte serish Pogradeci qe fiton ne fund 25-23 duke e çuar ndeshjen ne set final.

Ne kete te fundit, eshte Vllaznia qe luan me mire dhe si rrjedhoje arrin ta fitoje ate me shifrat 15-10 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Ne kete menyre ekipi shkodran siguron 2 piket e para ne grup ne ndeshjet e vlefshme per Kupen e Shqiperise./www.shkodrasport.com/