Dita e sotme e kampionatit kombetar te boksit eshte shoqeruar edhe me prezantimin e presidentit te ri te ekipit te boksit te Vllaznise. Ai eshte ish- sportisti kampion Mondi Ndou. Prej vitesh ai jeton tashme jashte vendit teksa eshte kthyer ne nje biznesmen te suksesshem, por pasioni per boksin ka mbetur i forte brenda tij.
Si rrjedhoje kohet e fundit ka organizuar dy aktivitete model sa i takon boksit profesionist dhe planet e tij per te ardhmen jane shume te medha. Ne prononcimin e tij te pare te dhene si presidenti i ekipit te Vllaznise, Ndou eshte shprehur:
“Ju e dini se edhe nese nuk do te kisha kete postin e presidentit te Vllaznise, do te isha serish prane boksit per ta çuar ate perpara. Megjithate per kete postin e ri, ju them se ndjehem shume i lumtur qe do te jem president i ekipit te Vllaznise.
Per mua nuk ka shume rendesi ky post. Une e kam vendosur qe do te organizoj sa me shume aktivitete per ta ndihmuar boksin shkodran e shqiptar qe te shkoje perpara. Kam nje projekt shume te rendesishem, ate te organizimit te nje eventi gjigand ne Kalane “Rozafa” me boksieret me te mire te Shqiperise”.
Te plote prononcimin e presidentit Mondi Ndou mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: