Basania arriti te fitonte ne ndeshjen e rradhes ndaj Albanet me shifrat 3-2 dhe njeri prej protagonisteve te ketij suksesi ishte mesfushori Rigers Xhahysa. Ai shenoi golin e pare te ketij takimi per skuadren e tij duke barazuar shifrat per momentin dhe duke i hapur rruge fitores.
Ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, 23 vjeçari shkodran qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Terbunit, thote se ndjehet mjaft mire tek skuadra e tij e re ku dhe ndjehet shume mire sepse sipas tij, stafi dhe gjithçka funksionon në mënyrë përfekte
“Të them të drejtën më shumë jam i kënaqur për lojen dhe objektivin e arritur. Kemi qenë në situatë pak të vështirë dhe kjo fitore na ka siguruar shumë gjëra, të paktën për sa i përket rënditjes në tabelë. Normalisht na bën që edhe ndeshjen e ardhshme me Besëlidhjen të shkojmë më të motivuar, pse jo për të fituar dhe atje.
Të them të drejtën kemi vonuar pak te pjesa e konsolidimit me njëri-tjetrin, pasi jemi të gjithë lojtarë të rinj dhe është viti i parë që luajmë bashkë. Me besim do të vijnë edhe fitoret. Kur është rezultati 3-1, normalisht që lojtarëve u bie motivimi dhe ishte pak nënvlerësim nga djemtë goli i pësuar në fund. Janë gabime individuale, por ka vend për rikuperim. Roli im është ai i mesfushorit, por unë do të jem aty ku ka nevojë ekipi.
Këtu kam ardhur me dëshirën time, stafi dhe gjithçka funksionon në mënyrë përfekte. Po e shijoj jashtëzakonisht shumë dhe ndihem shumë komod me të gjithë këtu. Është privilegj të mbaj mbiemrin Xhahysa, por në fushë jam unë ai që luaj dhe jo mbiemri. Nga Altin Xhahysa mund të them që kam marrë shumicën e gjërave, por pse jo të mos i marr të gjitha. Në Lezhë do të shkojmë vetëm për fitore. Golin ia dedikoj familjes”- eshte shprehur Xhahysa./www.shkodrasport.com/